Fico: Pasi më vdiq babai, u thash të njohurve takohemi kur të mbarojë pandemia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 21:50
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i ISHP-së, Albana Fico u shpreh se në humbjen e babait të saj u tha të afërmve të takohen kur të mbarojë pandemia.
Fico: Unë vetë kam humbur babain dhe u thash të gjithë njerëzve që më njohin takohemi kur kjo e gjitha të ketë mbaruar.
Jam totalisht kundër mbledhjeve për tubime partiake. Nuk duhet të ketë asnjë diferencë për këtë çështje. Masat janë marrë duke parë se ku janë thyer rregullat. Prandaj nuk ka tubime politike deri në një urdhër të dytë.
Deri më sot ne kemi një incidencë më pak se 2% për fëmijët poshtë 14 vjeç. Ne kemi gati 2 muaj me rastet në shkolla dhe disa vatra në klasa që nuk kanë prodhuar pozitivitetin që kemi sot.