Tomorri: Koncesionet në mjekësi nuk i shërbejnë qytetarit në pandemi, vetëm kalojnë paratë te privati

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari ekonomik Klodian Tomorri u shpreh se kontratat koncesionare në mjekësi nuk i shërbejnë qytetarit, por janë vetëm një transferim i parave të shtetit në llogari private.

Tomorri: Me qindra milionë euro që u paguajmë privatëve, a na e kanë bërë më të fortë sistemin shëndetësor apo jo? Pandemia ishte testi më i mirë se kontratat koncesionare në mjekësi nuk i shërbejnë qytetarit, por janë vetëm një transferim i parave të shtetit në llogari private.

Në vendet perëndimore, nuk e çojnë nëpër mend të privatizojnë këto asete, por edhe kanë shtetëzuar kompani private në kuadër të pandemisë. Kjo ka ndodhur në Gjermani dhe në SHBA. Ne këto pak asete që kemi po i privatizojmë.