Ballanca: E kam kaluar covidin, ka kosto të mëdha, e vështirë për familjet në nevojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 23:13
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Avokatja e Popullit Erind Ballanca u shpreh se e ka kaluar vetë covidin.
Ballanca: Unë e kam kaluar vetë covidin gjatë tetorit dhe e kam kaluar me shenja të mesme. Sfida që pata më bëri më të ndërgjegjshme për qytetarët në nevojë dhe të ardhura të pakta.
Kjo është një sëmundje që kërkon shuma jo të vogla financiare dhe sërish ka pasiguri në mjekim. Imagjinonin sa e vështirë bëhet kjo për ata persona që janë të vështirësi financiare.
Duhet të mbajnë përgjegjësi publike personat që kanë dalë dhe kanë thënë se testimet nuk janë qoka, pasi testimin e ka përsëritur edhe OBSH-ja.