Tempora - Pas shembjes së shtëpive, banorët e Astirit në përballje edhe me drejtësinë
"Une kam dhjetëra procese gjyqësore për të njëjtë çështje, krimi më i madh që kam bërë është se kam protestuar."
Kështu nis biseda me Gëzim Sadikajn, një nga banorët e Unazës së re, të cilit sot i është shembur shtëpia.
Thotë se nuk mund të mbajë mënd numrin e çështjeve që ka të hapura me drejtësinë.
Në të njëjtën situatë shfaqet edhe Lutfi Kastrati, Lefteri Duraku si dhe Ilir Katiraj, banorë të Unazës së re.
Ndërsa familja e Dorian Protoduari është personi që ka vajtuar më shumë pas hekurave dhe jo vetëm për protestën.
Tempora sjell një rrëfim të një pjesë të banorëve të Unazës, të cilët prej dy vitesh po përballen me drejtësinë, proces të cilin e shohin si të nxitur politikisht.
Absurdi qëndron edhe tek dënimet sipas banorëve të unazës.
Por çudia vijon edhe më tej.
Thonë se kanë përjetuar terror përgjatë gjithë protestës.
Ilir Katiraj nuk kishte marrë legalizimin e banesës por as të biznesit, edhe pse kishte ndërtuar në këtë zonë më shumë se 20 vitesh.
Arsyeja pse nuk ka legalizuar pronën e thotë hapur.
Por sërish thonë se pas vendimeve të drejtësisë, për dhjetëra çështje me një akuzë të vetme, ata thonë se nuk kanë turp të shkojnë pas hekurave për të drejtën e tyre.
Qytetarët drejtojnë gishtin ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut për gjithë këtë situate të krijuar në këtë hapësirë.