Shtyrja e negociatave, reagon PD: Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës lënë Shqipërinë jashtë BE

Pas shtyrjes së vendimit të negociatave për Shqipërinë nga ministrat e çështjeve të jashtme të BE, ka ardhur dhe reagimi nga Partia Demokratike.

Ish-deputetja e PD Grida Duma ka postuar një video me dështimet e mazhorancës në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE, krahas së cilës shkruan se dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës.

 Reagimi i plotë:

Pa zgjedhje të lira nuk ka hyrje në Europë!

Kodi zgjedhor i njëanshëm dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, bënë t’ia përplasin derën në fytyrë Ramës.

Dështimet e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës.

Negociatat u shtynë!

Shqipëria vonohet në histori.

Shqiptarët largohen e lënë vendin.

Shkaktari, mëkatari, feston si një Judë dështimin si sukses!