Fico: Situatën që po kalojmë me covidin tani e kishim parashikuar

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i ISHP-së, Albana Fico u shpreh se ne kemi qenë të qartë për strategjinë në lidhje me covidin.

Fico: Ne kemi qenë të qartë për strategjinë, në pjesën teknike. Edhe situata ku ne po kalojmë tani është e parashikuar. Sa i takon komunikimit publik, ka specialistë dhe media që ka bërë një punë shumë të mirë.

Komunikimi është një fushë shumë e vështirë, pasi ka paqartësi shkencore. Ne po mjekojmë simptomat e sëmundjen dhe nuk mund të komunikojmë saktë si me sëmundjet e tjera.

https://youtu.be/MYLEjDcNNls