Ditë e zezë/ 327 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Vazhdon të rritet numri i infektimeve në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton për 327 raste të reja, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja, sipas bashkive


152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

VIKTIMA

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm në 518, raporton Ora News.

Viktimat: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça.

TË SHËRUAR

Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit 57 pacientë kanë lënë spitalet Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron në total 21,202 raste infektimesh, nga të cilat 11,246 janë ende aktivë.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518