“Gomeni" godet kanabisin në Zallherr, ekzekutohen 14 masa sigurie, 8 në burg

Policia e Tiranës në drejtimin e Prokurorisë ka finalizuar me sukses  pas katër muaj hetime operacionin kundër kultivimit të kanabisit në fshatin Herraj dhe  Zallherr, duke çuar në pranga 8 persona.

Katër të tjerë janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe për dy është vendosur "detyrim paraqitje.

"Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5" thotë policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Masë “Arrest në burg“ për 8 shtetas:

E. H., 28 vjeç, F. H., 21 vjeç, A. H., 27 vjeç, L. H., 32 vjeç, Q. H., 55 vjeç, G. H., 31 vjeç, P. H., 35 vjeç dhe D. H., 45 vjeç.

Masë “Arrest në shtëpi“ për 4 shtetas:

R. A., 38 vjeç, E. V., 43 vjeç, A. T., 28 vjeç dhe A. V., 25 vjeç.

Masë "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore" për shtetasin F. H., 39 vjeç, si dhe për shtetasin A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë.