Rama lajmëron fermerët: Do heqim akcizën dhe taksën e qarkullimit nga çmimi i karburantit

Qeveria shqiptare ende nuk ka gjetur zgjidhjen për t’ju ardhur në ndihmë naftëtarëve të Ballshit, të cilët protestojnë prej 16 ditës.

Gjatë konferencës për shtyp kryeministri, Edi Rama, ashtu si një javë më parë, tregoi se po mundohet të gjejë një skenar për t’i dhënë fund kësaj situate.

Edhe pse heqjen e akzicës së naftës për fermerët, Edi Rama e kishte premtuar që në 2013, mesa duket realitet do ta bëjë në fillim të vitit të ardhshëm që korrespondon me 4 muaj para zgjedhjeve.

Rama: Jemi në kushtet kur mund të ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë për krijimin e një regjimi për karburantin bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor  akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karboni dhe faktikisht do të ulim gjysëm përgjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët.

Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturën e deklaruara në bazë të një normative të miratuar për punime tipike me mekanizim. Për sasi nafte do duhet të llogaritet vlera e barrës fiskale që do të përjashtohet.Kjo vlerë e përjashtuar do të konvertohet në sasi litrash nafte që do t’i jepet fermerit falas, përmes një karte të veçantë për çdo fermer.Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qera është përfitues potencial i kësaj teme.

I gjendur para faktit të kryer se një javë më parë edhe kundërshtari i tij politik premtoi heqjen e akcizës, Edi Rama u mundua ta cilësonte planin e Lulzim Bashës si të paargumentuar.

Një ditë para se qeveria shqiptare të publikojë Aktin Normativ për vendosjen e maskave edhe në rrugë, kreu i Qeverisë tregoi se si qytetarët mund të bëjnë një maskë pa shumë shpenzime, ndërsa zbuloi edhe logon e ps në 25 prill.

Nga e enjta çdo njeri që nuk do të ketë maskën e vendosur në çdo ambjent të hapur dhe të mbyllur do t’i vijë gjoba në faturën e dritave.