"Unë piktori autoritar që do mbyll gojën medias", Rama flet për ligjin antishpifje mes ambasadorëve
Në një tryezë me ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në miratimin e ligjit për median online të cilën e quan dhe “ligji i antishpifjes”.
Edi Rama: “Të gjithë ata që punojnë në grupin për këtë ligj më thanë aman mos e thuaj që është për shpifjen se mërziten shumë miqtë tanë ndërkombëtarë. A thua se shpifja është një fjalë që duhet të kemi turp ta përdorim se mos na preket ajo virgjëris e lirisë së fjalës. Nëse bota juaj dhe e jona, që ne duam të jemi pjesë e integralit të botës tuaj nuk do të zgjidhi problemet e shpifjes, fundi i botës siç e njohim do të jetë shumë më i afërt sesa çmund ta imagjinojmë ne."
“Edhe në raport me korrupsionin shpifja është po kaq e rrezikshme dhe po kaq e dëmshme. Duke i bërë të gjithë njësoj duke i bërë të gjithë të korruptuar, duke përcaktuar për interesa në fakt korruptive se kush është i korruptuar dhe kush jo. Shqipëria nuk mund të marrë përsipër të zgjidhë një problem që në fakt duhet ta zgjidhin vendet me demokraci të padiskutueshme dhe nuk mund të thuash që na ka dalë një piktor autoritar që do të na mbyllë gojën .”
Rama tha se sipermarresit ishin te paret qe e mbeshtetën
Edi Rama: Kur ne kemi nisur këtë inciativë sipërmarësit kanë qenë ata të cilët e kanë dëshiruar më shumë një ligj kundër shpifjes. Sipërmarësit nuk janë në betejën e përditshme publike, kanë qenë më të dëshiruarit pasi janë më të shatazhuarit çdo ditë"
Janë të shantazhuar për të paguar mediat se përndryshe shpifin dhe shkojnë deri në shpifje që përhapin panik për ushqime, ilaçe për mjete konsumi të jetës së përditshme të cilat i venë në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale se duan para e zeza për të ushqyer burimet e tyre të shpifjes"