Soreca: Korrupsioni mbetet i shtrirë gjithandej, dënoni zyrtarët e lartë

Po mbahet konferenca e nivelit te larte antikorrupsion. Të pranishëm janë Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj, Kryeministri Edi Rama, Ambasadori I BE-së, Luigi Soreca dhe Ambasadorja e SHBA-së

Luigi Soreca: Në raportin vjetor të Komisionit është shprehur që Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitjeje për të qenë pjesë e BE-së. Me pak fjalë kjo është gjuha jonë teknike për të thënë se  Shqipëria ka ende mjaft punë për të bërë

Rezultatet e vetingut janë kyçe në luftën kundër korrupsionit si dhe për të marrë sërish besimin e publikut në gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit.

 Situata e korrupsionit vazhdon të mbetet I shtrirë gjithandej dhe të jetë shqetësim serioz për shtetet anëtare e BE prandaj kjo luftë kërkon përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe dënime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë që kanë qenë tejet të ulëta dhe ne e kemi thënë në raportet e mëparshme.

Duhen dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë që qytetarët të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin.


Prandaj kemi një pritshmëri të lartë nga SPAK për të rritur kapacitetet e hetimit dhe ndjekjes penale dhe për të ndjekur gjithcka deri në dënimin e formës së prerë.

Një tjetër cështje e rëndësishme është dhe lufta e pastrimit të parave.

Lufta kundër pastrimit të parave është një çështje shumë e lidhur, por që monitorohet gjithashtu edhe nga Këshilli i Europës. Raporti ynë ka kërkuar që të këtë hetime të mëtejshme në këtë fushë, prandaj është kyçe që të gjitha rekomandimet e planit të vendimit për të cilën është rëndë dakord nga taks-forca financiare, të vihen në zbatim sa më shpejt që të jetë e mundur. Lufta duhet të vazhdojë.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, shtetet e BE janë një nga partnerët e parë të Shqipërisë.