Arrestohet i riu që kërcënoi dhe qëlloi me armë zjarri biznesmenin nga Dibra
Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim mbetur në tentativë ndaj biznesmenit në Dibër, Gëzim Balla është arrestuar informoi sot policia e Tiranës.
Në rrugën "Mustafa Aranitasi", në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e Feruzan Shehut, 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur me 19 qershor 2020, kur Shehu e kishte kërcënuar biznesmenin për një shumë prej 10 mijë eurosh.
"Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit." informoi policia e Tiranës
Më heret është arrestuar dhe Alban Tanci
Për Shehun Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.