Yuri Kim: Ka pengesa serioze për qeverinë e mirë, zyrtarë të korruptuar, drejtësi të kapur, gazetarë palë ose të kërcënuar
Në konferencë e nivelit te larte antikorrupsion ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nënvizoi se ekzistojnë pengesa serioze për të arritur qeverinë e mirë që populli shqiptar e meriton
Yuri Kim: Qytetarët e Shqipërisë si të gjithë qytetarët e botës meritojnë të kenë besim se paratë që vijnë nga djersa e punës së tyre po përdoren për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme.
Kur shikoj reformën në drejtësi në Shqipëri është një çështje që ka të bëjë me të vendosurit një këmbë pas tjetrës. Në një kohë historike, në një mal që është po aq i thepisur sa mund të jetë. Sikurse Luigji dhe të tjerë e kanë thënë që korupsioni është një problem i madh është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim.
Ekzistojnë pengesa serioze për të arritur qeverisjen e mirë që populli shqiptar e meriton. Këto pengesa përfshijnë zyrtarë të korruptuar, një sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë ose janë të bërë palë ose janë këcënuar për raportimet që bëjnë, poste zyrtar për të promovuar ose mbrojtur interesa vetjake ose partiake, ndërmarrje shtetërore që i japin përparësi klientelizmit ose miqësive mbi operacionet e efektshme dhe zyrtarë publikë të interesuar në nxitje të interesit vetiak në vend që të mund të bëjnë diçka të mirë për vendin.
Ambasadorja u ndal dhe tek tenderat ne kohë pandemie
Yuri Kim: "Pandemia globale aktuale i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Çdo sektor i kujdesit shëndetësor është i mbushur me mundësi për korrupsion për shkak të masës së mbushur të buxhetit të tij. Por, në kohëra si këto korrupsioni në sektorin e kujdesit shëndetësor do të thotë jo vetëm shpërdorim i panevojshëm por në do të thotë jetë a vdekje. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj po qeveria duhet të krijojnë mënyra për ti gjetur dhe për ti dënuar për tu siguruar që të gjithë të jenë të barabartë. Ku ju ta bëni këtë ju do të fitoni besimin e njerëzve duke treguar se qeveria është llogaridhënësë ndaj tyre. Që qeveria nëse është në kahun e dikujt është në kahun e njerëzve.
Ajo vlerësoi dhe rolin e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
"Ju ndoshta keni një nga punët më të vështira në gjithë Shqipërinë por ju keni qenë këmbungëlëse duke vendosur hap pas hapi drejt ngjitjes tuaj në mal."
Të pranishëm në konferencën e organizuar sot paradite ishte dhe Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj, Kryeministri Edi Rama, Ambasadori I BE-së, Luigi Soreca.
Në vijim të fjalimeve të ambasadorit të BE-së dhe SHBA-së të cilët vunë theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi e dënimi i zyrtarëve të lartë, Rama u bëri të qartë ambasadorëve se nëse nuk ndëshkohen “peshkaqenet” e sistemit të drejtësisë të përjashtuar nga vetingu harroni ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.
Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët, janë “peshkaqenët” e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi se janë plotësuar 9 nga 10 rekomandimet.