Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët, janë "peshkaqenët" e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka folur nga tryeza e Konferencës Antikorrupsion.
Në vijim të fjalimeve të ambasadorit të BE-së dhe SHBA-së të cilët vunë theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi e dënimi i zyrtarëve të lartë, Rama u bëri të qartë ambasadorëve se nëse nuk ndëshkohen "peshkaqenet" e sistemit të drejtësisë të përjashtuar nga vetingu harroni ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.
Rama beson se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët
Edi Rama: Askush të mos ketë iluzion. Nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivele të larta, nëse nuk goditet korrupsioni i niveleve të larta brenda sistemeve të drejtësisë.
Nëse gjykatës e Prokurororë janë kapur në flagrancë me pasurira marramendëse nuk do të shkojnë prapa hekurave të mos kemi asnjë iluzion që kjo do të ndodhë me zyrtarë të lartë.
Nëse gjykatës e prokurorë që sot tani që po falsim janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh që jepen vendime katastrofike të përmasave që nuk kanë ndodhur përpara vetingut në cënim të pronës publike e private me idenë që nuk e kalojmë vetingun, prandaj është koha që të bëjmë gjithcka që të dalim nga kjo pjesë e jetës me një thes me para nuk do të bëhen shembuj dhe nuk do të shkojnë para drejtësisë atëherë do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart.
Kjo është premise mbi të cilën duhen fokusuar institucionet e e reja të drejtësisë
Rama tha se SPAK ka mision të fusë në burg peshkaqenet e drejtesise të cilët janë koka e korupsionit në Shqipëri
Edi Rama: SPAK ka mision të pastrojë deri në fund ata që vetingu i pastron thjesht dhe vetëm nga fusha e sistemit dhe fusha e jetës shoqërore e ti çojë në burg.
Kjo do të jetë kthesa e madhe përfundimtare që do të bëjë Shqipërinë europiane këtu pavarësisht se cfarë do të ndodhë me konferencën e Brukselit.
Beteja këtu është për ta nisur taman nga koka dhe koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë.
Koka e korupsionit në Shqipëri ka qenë koorporata e këtyre prokurorë dhe gjykatësve që ka garantuar pandëshkueshmërinë në sistem dhe ndëshkimin e drejtësisë e ka përdorur për hesape që shumë shpesh nuk kanë të bëjnë me hesapet e shtetit. Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishte qenë as korrupsioni spektakolar dhe vrastar i politikanëve.
Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjecar që është fiks tek koorporata që vetingu po e shpërbën por nuk mjafton atëherë ngrehina nuk do të qëndrojë dhe historia do të përsëritet dhe do të përsëritet keq. Nuk ka rrugë tjetër që të ndodhë dhe më herët sesa vonë.
Shqiptarët kanë investuar në një mënyrë maramëndëse për vetingun megjithë shresat e tyre. Sot kanë një zhgënjim sepse nuk e kanë kuptuar deri në fund që vetingu pastron sistemin vetingu nuk bën gjykimin dhe ndëshkimin penal të atyre që pastron.
Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar që del nga vetingu, SPAK. Bashkjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurdë të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që të vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh, konsulentësh, deputetësh, politikanësh do të ishte fundi i një ose dy dekata të tjera të gjithë kësaj përpjekje të madhe. Sloganet, parullat, rekomandimet me luftëra që gjithmonë e çojnë atë, e hedhin fjalën te politikanët duhet të mbarojnë. Askush nuk fiton asnjë shoqëri nuk fiton nga diskreditimi në bllok i përfaqsuesve të vet, duhet të ndahen gjërat nga drejtësia.
Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë dhe e shkurtër. Kreu i qeverisë ka vijuar me fjalën e tij, teksa ka shtuar se Shqipëria është ende një vend i ri dhe se ky proces ka nisur me miratimin e Reformës në Drejtësi.
"Kjo nuk është një luftë as e thjeshtë dhe as e shkurtër, por është e gjatë. Çdo shtet ka vulnerabilitetet e veta, në një masë më të vogël në raport me të tërën se sa me vendet më pak të zhvilluara. Nuk e kanë kuptuar sistemin e tyre as në një vit dhe as në një dekadë. E shkuara e tyre tregon se korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha format dhe shpërthimet e talenteve nga e gjithë bota që I kanë bërë SHBA-të të jenë ato që janë sot."
Lexo dhe: