Vranë nënë e bir, merret vendimi për Hysnije Hoxhallarin, burg përjetë për të dashurin

Gjykata e Vlorës ka marrë vendimin për Hysnije Hoxhallarin dhe Kasem Pirjasin.

Hysnije Hoxhallari është dënuar me 35 vite burg, ndërkohë që i dashuri i saj Kasem Pirjasi ka marrë dënim me burgim të përjetshëm.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata vranë dhe dogjën nënë e bir, njëkohësisht vjehrra dhe burri i Hysnijes.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohen ka ndodhur në  janar të  2018 ku u vranë e u dogjën Selkie dhe Olsi Hoxhallari.

Arsyeja e krimit makabër dyshohet se ishte pamundësia e takimit të dy autorëve me njëri-tjetrin, pas ardhjes së bashkëshortit të Hysnijes nga Greqia.

Policia provoi se 32 vjeçarja dhe bashkëshorti i kushërirës së saj ishin bashkëpunëtorë në masakrimin dhe djegien e nënë e bir Selkie e Olsi Hoxhallari në janar të këtij viti.

Kasëm Pirjasi ishte ekzekutori, ndërsa 32 vjeçarja fshehu ngjarjen dhe tentoi të manipulojë provat mes zjarrit që pasoi krimin.