"6 nga 4 biznese", Basha i kthehet Ramës: Mos u merr me lapsuset, bëj detyrën tënde

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me lapsusin e tij ditën e djeshme gjatë konferencës.

Basha ka thënë se lapsuset e tij nuk i kushtojnë shqiptarëve, por e ka thirrur kryeministrin Rama të bëjë punën e tij, teksa citon shifrat e Bankës Kombëtare.

Kryedemokrati sqaroi se dje tha “6 nga 4 biznese”, por donte të thoshte “6 në 10”.

Kishte ndjekur konferencën për shtyp dhe ishte marrë me lapsusin tim. Herë tjetër kur të bëj lapsus, do ta nxjerr unë i pari që të mos ketë kohë të merret me këtë, por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty. Nuk ka rëndësi që bëj 1 apo 2 lapsuse në 4 vjet. Ato lapsuse nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lek, asnjë qindarkë. Ajo shifër që thash dje është një lapsus, dhe nuk është 6/4, por 6/10, është shifra e Bankës Botërore po kujt t’ja thuash. 61% e bizneseve janë në gjendje që nuk nxjerrin fitim”, ka thënë Basha.