Drogë, armë dhe municione, arrestohen 4 persona në Fier

Policia ka arritur të vendosë në pranga 4 persona në qytetin e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve, mësohet se janë arrestuar:

-R. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).
-S. K., 38 vjeç,

-E. K., 33 vjeçe,

-E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndermenas, Fier.

Si dhe është proceduar penalisht një person i pestë. Operacioni antidrogë i koduar “Hamili” ka bërë të mundur sekuestron e  armëve, drogës dhe municion luftarak.


Gjatë kontrollit të kryer në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 pres metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçikletë me targa të falsifikuara e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57-vjeçarit”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.