“Suedezët dhe gjermanët nuk janë më të ndershëm”, Rama: Nuk e konceptojnë të paguash për të marrë shërbime

Kryeministri Edi Rama i krahasuar në një farë mënyrë shqiptarët me gjermanët apo suedezët.

Kreu i Shtetit ka thënë se nuk janë më të ndershëm, por ata nuk konceptojnë të paguash për shërbime. Ai ka shtuar se duhen bërë sistemet edhe për hipotekën e Vlorës .

Edi Rama: Nuk janë suedezët më të ndershëm se shqiptarët nga genet, por nuk e konceptojnë dot si mund të paguash për të marrë shërbime për shkak se sistemi funksionon plotësisht dhe e bën komplet të pamundur që ta imagjinosh. Nuk janë gjermanët më të ndershëm se shqiptarët genetikish dhe janë të pakorruptueshëm. Sillini 40 gjermanë t'i çoj unë tek hipoteka e Vlorës dhe t'i lëmë 40 ditë edhe flasim prapë pastaj se si do të jetë situata e tyre shpirtërore dhe si do të jenë raportet e tyre me tundimet e profetit që i rezistoi 40 ditë. Duhet të bëjmë sistemet edhe hipotekën e Vlorës që është një simbol. Pse hipoteka e Vlorës mbetet një problem dhe deri kur do të jetë një problem?!  Jo sepse vlonjatët janë më të prirur për korrupsion se gjermanët se italianët nuk diskutohet, por sepse nëse ne kemi hyrë sot në procesin e regjistrimit të pronave, pasi kemi bërë ligjin, pasi kemi bërë aktet nënligjore dhe nga ky proces do të kemi sistemin që do t'i ketë të përcaktuara në hartën e vet dixhitale të gjitha pronat, atëherë do të jetë e pamundur ta marrësh pronën e tjetrit dhe ta hedhësh ne det dhe ta marrësh tjetrin dhe ta bësh pronar në mes detit"