Soreca dhe Klosi, takim mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta
Në procesin e integrimit në BE Shqipëria nuk ka detyrë vetëm reformat politike dhe në administratë. Ambasadori i BE në takimin mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta ka folur dhe për 5 fusha të mbrojtjes së mjedisit ku duhen marrë masa
Luigi Soreca: "E para është aksioni klimatik që është shkarbonizimi, energjia dhe mobiliteti, lëvizja pra. Së dyti është ekonomia qarkulluese që ka të bëjë veçanërisht me mbetjet, riciklimin dhe shfytëzimin e burimeve. E treta është biodiversiteti me synim që të mbrojmë dhe t'i kthejmë pasurinë natyrore të rajonit. E katërta është lufta ndaj ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe e pesta është sistemet e qëndrueshme në zonat rurale"
Për ministrin Klosi, landfillet i kanë dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve në qyteti, por paralajmëroi masa për ata që shkaktojnë ndotje
Blendi Klosi: "Ai që ndot do të duhet dhe që të paguajë dhe ai që shkakton mbetje do të duhet të këtë edhe përgjegjësinë e menaxhimit të këtyre mbetjeve"
Megjithatë ministri pranoi se ligji për ndëshkimin penal është në fuqi, por deri më tani nuk ka gjetur zbatim.