Indinjata e naftëtarëve për Ramën: O derman, thirri mendjes të kanë ikur të gjithë! Thirrje Bashës: Mos rri në hije!

Naftëtarët e Ballshit dhe familjarët e tyre janë indinjuar nga heshtja dhe indiferenca e shtetit. Ndonëse prej ditësh janë në protesta dhe greva e urisë sot është në ditën e 16-të ata ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“O derman.. Të kanë ikur të gjithë vëlla o derman thirri mendjes, Merri të gjitha bëhu mbret, bëhu ç'të dojë qejfi" thotë një naftëtar.

Dhe më pas ka një thirrje për Bashen: Mos rri ne hije. Nuk është vetëm problem i Ballshit që janë 1000 mijë familje. Eshtë problemi i gjithë Shqipërisë.

 Ata kërkojnë Ramën të ulet në bisedime me ta për të gjetur një zgjidhje.

Mos luani si macja me miun. Rama na tha nëse do dilni pa punë do merrni pagën minimale.. ku e ka?  Me cfarë do ushqehemi? Thonë naftëtarët të cilët bërtasin: "Uzina është e jona. Duam lekët tona"

Sot paradite ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e uzinës pasi kërkojnë librezat e punës. Ndërkohë një grup naftëtarësh vijojnë grevën e urisë prej 16 ditësh.

Shiko: Tension para rafinerisë, Naftëtarët tentojnë të hyjnë brenda

https://youtu.be/bAZMkdgt2oI