Të gjithë me maska nga e enjtja, Rama: Shpresoj që masa të merret seriozisht nga qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 12:31
Kryeministri Edi Rama ka folur nga tryeza e Konferencës Antikorrupsion edhe për vendimin e maskave.
Rama ka thënë se “shpresoj që kjo masë të merret shumë seriozisht nga të gjithë qytetarët tanë, sepse realisht i takon çdo individi të bëjë detyrën e vet të vogël për të shmangur të keqen më të madhe që do të ishte një mbyllje tjetër e përgjithshme ë rastin e daljes jashtë kontrollit të këtij virusi të pabesë”.
Më herët kreu i qeverisë ka bërë me dije që nga dita e enjte maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë qytetarët jashtë ambienteve të shtëpisë.