KLP dhe KLGJ përplasen me Parlamentin
Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të institucioneve që qeverisin drejtësinë shkakton përplasje mes KLGj, KLP dhe Parlamentit.
Shkak është bërë një shkrese e Kuvendit e publikuar pak ditë e parë për zëvendësimin e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që u mbaron mandate duke vënë ne lëvizje institucionet.
Kuvendi ka njoftuar hapjen e garës për zëvendesimin e katër emrave Gent Ibrahimi e Sandër Beci në KLP dhe maksim Qoku dhe Erjon Muharremi ne KLGJ të cileve sipas shkreses i përfundon mandati tre vjeçar i zgjedhjes ne shkurt te vitit 2021.
Parlamenti e ka ndërmarrë këtë hap duke llogaritur si referencë periudhen e zgjedhjes së tyre por jo kohën kur ata e kanë nisur ushtrimin e saj.
Por i ndryshem ka qënë qëndrimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili në nje mbledhje te zhvilluar të martën, 13 tetor, i ka kërkuar kuvendit të revokojë vendimin duke percaktuar se anëtarëve u përfundon mandati në dhjetor te vitit 2021 kohe kur është konsoliduar KLP, dhe ata kanë nisur të ushtrojnë mandatin.
Ne vedimin e KLP-së saktësohet se mandati i anetarëve jo prokuror ka nisur në 19 dhjetor 2018 ditë ne të cilen kanë filluar të ushtrojne detyren dhe do te përfundojë 18 dhjetor të vitit 2021.
Nuk dihet se si do të vijojë kjo procedurë por në rast të mos tërheqes se Kuvendit ndoshta anatarëve, për të cilët është shpallur vakanca do ti duhet ti drejtohen gjykatës administratie te apelit për ta zgjidhur këtë ngerç.
Pas përfundimit të mandatit anëtarët e dy institucioneve mund te zgjedhin te shkojne ne gjykatat ose prokuritë e Apelit të kthehen ne detyrat e meparshme apo të kandidojne për anetar në Gjykatën Kushtetuese.
Ne bazë të Kushtetutës kuvendi e hap vakancën për zëvendesimin e anetarëve jo me vonë se katër muaj nga përfundimi I mandatit.