“Dikur Tirana kishte Kullën e Sahatit, sot është me orë xhepi”
Mania për të ndërtuar në çdo cep të Tiranës, pa kursyer as historinë e qytetit, e ka shndërruar Tiranën në një betoniere të vërtetë ku vetëm ndërtohen kulla e ku harrohet historia qindra-vjeçare.
Rasti më tipik është ai i ndërtimit pranë Kullës së Sahatit, monumenti simbol i Tiranës, i cili po zhduket pak nga pak nga një "përbindësh betoni" që po i ndërtohet ngjitur.
Lidhur me këtë reagon edhe aktivisti Genc Sejko, i cili përmes një postimi në Facebook, bën këtë koment:
“Dikur Tirana kishte Kullën e Sahatit. Sot është me orë xhepi”.

Pak ditë më parë, në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora,aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci bëri një deklaratë të forte.
Sipas tij, kulla e Sahatit është në projekt për t’u zhvendosur.
Goci: Këtë mund ta mbani shënim këtu, unë mbaj një lloj përgjegjësie, sigurisht nuk ka një gjë zyrtare akoma për momentin, por Sahati i Tiranës është bërë në projekt për t’u zhvendos. Këtë mbajeni shënim sepse duhet ta hulumtoni si gazetarë. /A.R, OraNews