“Mashtrim dhe alibi”, Bylykbashi: Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut nuk prekin koalicionet
Propozimete PS-së për koalicionet dhe listat e hapura sipaspërfaqësuesit të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, bien në kundërshtimme vetë ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës që u bënë me 30 korrik.
Demokratëte cilësojnë të papranueshme që kandidatët ti propozojë koalicioni siç kërkon PSdhe jo subjektet politike.
Bylykbashi: Propozimi i PS ështëhaptazi në kundërshtim me ndryshimin e 30 korrikut sepse Kushtetuta pas 30korrikut nuk lejon më që një koalicion të propozojë kandidatë. Propozimi që bënPS i jep të drejtë koalicionit të propozojë kandidatë. Konflikti është i pastërme nenin kushtetues, kanë dashur të vënë vetullat dhe kanë nxjerrë sytë.
Ndryshimetkushtetuese të 30 korrikut, thotë Bylykbashi, nuk ndryshojnë formulën e koalicioneve.
Deklaratate kolegut socialist, Damian Gjiiknuri, ai i quan alibi.
Bylykbashi: Kjo është gënjeshtra epërfaqësuesit të PS. Kushtetuta nuk përcakton asnjë lloj forme koalicioni,Kushtetuta lejon vetëm koalicion. Por një formë të veçantë nuk e përcakton dhenuk e ka përcaktuar kurrë, aq më pak përcakton atë që ka propozuar PS,koalicion me listë unike apo listë të përbashkët, ku kandidatët e të gjithapartive futen në një listë të vetme duke u bërë një mish-mash kandidaturash.
Ish-deputetidemokrat sqaroi draftin e fundit të opozitës jashtëparlamentare ndërsa tha qëkjo mundëson atë që shqiptarët po kërkojnë, hapjen 100% të listave.
Bylykbashi: Në draft kuptohet fare qartë sesi mundet të bashkëjetojnë paasnjë problem të dy formulimet, listë e hapur dhe koalicioni me formën aktuale.
Nisjen ediskutimit në Komisionin e Ligjeve për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe parashikimin që të votohetnë seancë në fund të muajit, Bylykbashi e cilësoi në shkelje të procedurësparlamentare.
Sipas tij një ligj që kërkon shumicë të cilësuar nuk mund ti nënshtrohetprocedurës së përshpejtuar.