Ina Zhupa: Vetëm në qendër të Tiranës po ndërtohen 14 kulla
Në studion e RTV Ora ka qenë e ftuar zëdhënësjae Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo është shprehur se momentalisht vetëm nëqendër të Tiranës janë duke u ndërtuar 14 kulla me një volum ndërtimi tek 420mijë metër katror.
Xhoi Malësia: Ju keni qenë kritike edhe me lejet e ndërtimit, si e gjykoni planin e bashkisë për të ndërtuar godina shumë katëshe?
Ina Zhupa: Erion Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë duke premtuar që nuk do të firmoste leje ndërtimi me emrin e tij dhe do të mbahej mend si personi që ka ndërtuar parqe dhe lulishte.
Sot jemi 5 vite e gjysmë që nga momenti që ka marrë mandatin e parë dhe ka 1 vit e gjysmë që është si krye bashkiak i emëruar nga Rama, ne shikojmë që kemi të kundërtën.
Nuk kemi as një park të ri të shtuar në Tiranë, përkundrazi edhe ndërhyrjet që janë bërë në parkun e liqenit janë bërë me qëllim betonizimin.
Vetëm në qendër të Tiranës kemi 14 kulla që po ndërtohen, me një volum ndërtimi tek 420 mijë metër katror.