OFL “ligjëron” pronat e krimit?! Ekspertët flasin për hetim të dobët

Shumëprej pasi nuk janë më pjesë e Operacionit Forca e Ligjit. pronave të përfituaranga të ardhurat me burim aktivitetin kriminal rrezikojnë të ligjërohen Vetëm10% e pronave janë kërkuar për konfiskim, ndërsa pjesa tjetër sipas ekspertëvepërfitojnë amnisti dhe certifikohen si të ligjshme.

Operacioni Forca e Ligjit i nisur me bujë në janartë këtij viti, po rrezikon të ligjërojë përfundimisht pronat që posedojnëpersonat të cilëve policia e shtetit po u dërgon letër periodikisht çdo ditë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Gjykata e Posaçme,Gjykata ka konfiskuar vetëm 10 për qind të pasurive të hetuara nga  policia në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit,e thënë ndryshe vetëm 42 pasuri, pjesa më madhe automjete.

Ish-drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj,thotë për Ora News se njëkohësisht me ligjërimin e këtyre pasurive, kjo ështëdhe një lloj amnistie që u bëhet pronave me burim të ardhurat nga krimi iorganizuar.

Hajdarmataj: Ligjërisht edhe kështu mund të konsiderohet sepse në momentinqë ti merr një vendim gjykate që pasurinë e ke të ligjshme pastaj nuk ka asnjëlloj veprimi tjetër që ti kthehet mbrapsht.

Sipas Hajdarmatajt, ecuria e deritanishme tregondhe për mangësi në hetime nga ana e Policisë së Shtetit apo Prokurorisë për tëvërtetuar burimin e pasurive nga të ardhurat kriminale.

Hajdarmataj: Kjo lë shumë koment nëse SPAK ka qenë i zoti të bëjëhetimin apo duhet të kemi një statistikë tjetër nëse këto subjekte kriminale qëkanë shkuar përmes OFL te SPAK dhe në gjykatë kanë qenë të gjykuara dhe një herëdhe për një çështje nuk mund të gjykohesh dy herë.

Pas 8 muajsh aktivitet të Operacionit Forca eLigjit, SPAK ka dërguar në gjykatë vetëm 161 raste.

Në 80 raste nga gjykata është pranuar kërkesapër sekuestrim pasurie, në nëntë raste është hequr masa e sekuestrimit, ndërsanë 30 raste gjykata ka vendosur zgjatjen e afatit të sekuestros.