Tri ditë pa ujë në Tiranë, familjet ankohen për mungesën e ujit, AKU nuk i sqaron

Banorëtnë zonën e Tiranës së Re ankohen se në çezmat e tyre nuk rrjedh ujë prej 3ditësh. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme në institucionet përkatëse askushnuk është interesuar të zgjidh problemin e tyre.

Familjet nëkryeqytet shpesh ankohen për mungesën e ujit të pijshëm. 

Këtë herë banorëtnë zonën e Tiranës së Re denoncuan se kanë gati 3 ditë që çezmat e tyre janë tëhapura, por prej tyre nuk rrjedh ujë.

"Rruga "Irfan Tomini" ka 72 orë që nukka fare ujë. Marrin në telefon UKT-në dhe bëjnë ping-pong më njeri-tjetrin. Njërithotë nuk keni probleme, tjetri thotë do të zgjidhet brenda ditës. Kur vijmë këtuna thonë do të zgjidhet brenda ditës, por asgjë."

Ata ju drejtuanedhe pikës së AKU për të marrë një sqarim për këtë situatë, por askush nuk upërgjigj.

"Njëri thotë që janë trazuar ujërat e Bovillësdhe derisa të pastrohen nuk ka. Tjetri të thotë shiko pompën."

shqetësues ështëfakti se kjo situatë përsëritet çdo fundjavë, dhe askush nga Bashkia nuk ështëInteresuar.

"Këtu problemi është se askush nuk di gjë dhe nukmban përgjegjësi. Çdo javë ky problem. Javën e kaluar ishte 2 ditë, këtë javë 3ditë."

Në kushtet epandemisë  dhe kur nga ana e ministrisësë shëndetësisë apelohet ruajtja e higjienës, kjo lagje në kryeqytet vuan ngamungesa e ujit.