PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt

Partia Demokratike akuzon ErionVeliajn se sëfundika transferuar edhe  1 miliardë lekë tëtjera në parajsë fiskale.

Sipas selisë blu lekët transferohen në llogaritë inceneratorit të Tiranës i ngritur me firmën e Ramës dhe Veliajt, por siçthuhet pronarët e vërtetë janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale.

Zhupa: Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte njëinvestim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1miliardë lekë te tjera. Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin nëshërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat tëngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pronarët e vërtetë tëinceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, porpër llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj  rriti pak kohë më parë tarifëne pastrimit për qytetarët e Tiranës.

Sipas Partisë Demokratike inceneratorët pogllabërojnë miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Zhupa: Përtë mbushur xhepat e inceneratorit të Ramës dhe Veliajt një qytetar duhet tëpaguajë 7500 lekë më shumë tarifë pastrimi, një biznes i vogël duhet të paguajërreth 22 mijë lekë më shumë, ndërsa biznesi i madh deri ne 110 mijë lekë mëshumë.

Inceneratorët  selia blu i ka cilësuar si  një nga aktet më të rënda të korrupsionit dhevjedhjes të këtij pushteti.