Covid-19/ 3 humbje jete, 4 të intubuar, sot numri i të infektuarve i kaloi të shëruarit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 3 persona si dhe janë shënuar 132 raste të reja.

Ndërsa 95 qytetarë kanë mundur që të fitojnë betejën me virusin.

Njoftimi:

Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 nëDurrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër,Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste nëTropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast nëHas, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “ShefqetNdroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet emjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare ngaTirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundjebashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

https://youtu.be/-35WgLrTHnY