Zhupa: Bashkia Tiranë ka paguar 1 miliardë lekë në një një llogari të regjistruar në parajsë fiskale

Në studion e RTV Ora ka qenë e ftuar zëdhënësjae Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka folur për denoncimin e bërë ngaPartia Demokratike, ku këshilli i bashkisë së Tiranës ka miratuar një pagesëprej 1 miliardë lekësh në një llogari të regjistruar në një parajsë fiskale, përincerenatorët.

Xhoi Malësia: Sot patët një denoncim për bashkinë e Tiranës që sipas jush ka transferuar një miliardë lekë në një llogari të regjistruar në një parajsë fiskale, për inceneratorët, cilat janë provat që e vërtetojnë këtë veprim pasi është realisht diçka e rëndë?

Zhupa: Prova që ne demonstruam është vendimi i këshillit bashkiak i cili ka vendosur që të shtohen paratë që derdhen për inceneratorët e Tiranës dhe nuk janë të vetmet para, kjo është një shtesë që është bërë nga paratë që paguajnë taksapaguesit e Tiranës për inceneratorët.

Në vend që ky të ishte një biznes privat që mbahej me para private, ky është një biznes që mbahet me para publike.

Këto 1 miliardë lekë shtesë fshihen pasi nuk dihet se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve, duke u nisur edhe nga investigimet e mediave kuptohet që ka disa linja që çojnë në të ardhura "off shore" dhe nuk kuptohet pronari final.

Xhoi Malësia: Ju jeni kundër vetëm mungesës së transparencës apo dhe mënyrës se si procedohet në menaxhimin e mbetjeve.

Ina Zhupa: E para është mungesë transparence. E dyta është që nuk po respektohen kontratat publike, pra nëse bashkia Tiranë ka bërë kontratë në emrin e qytetarëve për të mbledhjen e mbetjeve me Eco Tirana, diferencimin e mbetjeve që nuk po ndodh, mbetjet e diferencuara pastaj një pjesë do të riciklohen me Eco ricikling që nuk po ndodh dhe një pjesë do të digjej me inceneratorët. Pra ne paguajmë për procese që nuk ndodhin dhe ne na rritet barra e pagesës për shërbime që nuk marrim.