Naftëtarët nisin grevën e urisë, Vasili: U është vjedhur buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët e saj

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon lidhur me grevën e urisë të naftëtarëve, të cilët vijojnë të kërkojnë pagat e prapambetura.

Përmes një postimi në Facebook nën titullin "Naftëtarët e Ballshit dhe maskarenjtë e qeverisë", Vasili shprehet se, naftëtarëve u është vjedhur buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët e saj.

"Armo është shndërruar në plaçkë për vjedhje, për fushatë dhe emërime elektorale", shkruan nënkryetari i LSI.

Postimi i plotë:

"Naftetaret e Ballshit dhe maskarenjte e qeverise!

Qindra naftetareve, u jane vjedhur pagat, u eshte vjedhur buka e gojes nga qeveria dhe oligarket e saj.

Armo eshte shnderruar ne placke per vjedhje, per fushate dhe emerime elektorale.

Qindra naftetare jane mashtruar ne cdo fushate elektorale nga rilindja me premtime te pacipa.

Sot naftetaret jane pa buke dhe pa shprese sepse qeveria i braktisi ne mjerim ne mes te kater rrugeve, megjithese kane fituar ligjerisht te gjithe te drejtat e tua.

Qeveria dhe policia e rilindjes i godet dhunshem dhe egersisht naftetaret, qe i ka vjedhur diten per diell.

Maskarenjte e qeverise duhen ndeshkuar pa asnje hezitim".

Për herë dytë brenda një viti, naftëtarët e ballshit kanë nisur grevë urie për të kërkuar pagat e parapambetura dhe rinisjen e punës në Rafineri. Aktin ekstreme thonë se u detyruan ta marrin pas asaj që e cilësojnë indiferencë tallëse e instiucioneve përballë shqetësimeve. 

Por ndryshe nga shkurti, kur dolën me 3 rroga të prapambetura, këtë herë thonë se nuk ka më kthim pas pa zgjidhjen përfundimtare. /A.R, OraNews