Ulni tarifën e Masterit! Studentët dorëzojnë peticionin: Nëse nuk zgjidhet i rikthehemi protestave

Passtudentëve të Ekonomisë dhe atyre të Fakultetit të Shkencave Sociale këtë të hënëishin studentët e Drejtësisë ata që kërkuan përgjysmimin e tarifës së Masterit.Pas dorëzimit me 123 firma ata kërkuan reagimin e institucioneve në të kundërtdo ti rikthehen protestave.

Në prag të nisjes së vitit akademik, studentët e fakultetit të Drejtësisëi janë rikthyer kërkesave për uljen e tarifave.

Në fakultetin e Drejtësisë kanë dorëzuar një peticion me 123 firma përmestë cilës kërkojnë përgjysmimin e shumës që duhet të paguajnë për ciklin estudimeve të nivelit të dytë Master.

"E kemi marrë këtë nismë  nisur nga disa faktorë, kryesisht ai ekonomik që lidhet me pamundësinë e gjendjes ekonomike që shkaktoi pandemia. Por kjo lidhet me një specifikë të caktuar të Fakultetit të Drejtësisë. Masteri Shkencor, viti i parë nuk ka filluar në datën zyrtare që ka qenë vendimi i Ministrisë me datë 14 tetor. Ky Master filloi me një vonesë të pajustifikuar gati 3 mujore dhe ne kemi bërë mësim nga data 7 janar deri me datën 6 mars".

Një javë më parë e njëjta kërkesë u paraqit edhe nga studentët eShkencave Sociale dhe ata të Ekonomikut, por sipas tyre kjo nuk është përçarjepor strategji reagimi.

"Nuk ka  ndarje, të gjitha Fakultetet po organizohen dhe po ngrihen sipas mënyrës së tyre. Një bashkim i studentëve e ndihmon më shumë kauzën dhe bën që zëri i studentëe të dëgjohet".

Pas kërkesave të një jave me parë, Universiteti i Tiranës pranoi që tështyjë afatin e pagesës së tarifës për ciklin Master.

Duke mos përjashtuar as rikthimin në protesta, ata i kanë kërkuar njëreagim të shpejtë Ministrisë së Arsimit, Universitetit dhe Rektoratit të Tiranës.