Aksident në Pogradec/ Shoferi frenon gabim, dy makina i ngjiten nga pas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2020, 17:27
Një aksident me tre makina të përfshira është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Pogradecit.
Siç raporton gazetarja e RTV Ora, Iris Rezhda, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Buçimas, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Hetimet paraprake flasin se, frenimi i shpejtë i njërës prej makinave ka bërë që në aksident të përfshihen edhe dy të tjerat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /A.R, OraNews
