Tiranë, arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale
Arrestohennë flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepratë ndryshme penale.
Disakomisariate në kryeqytet i kanë arrestuar këta persona për posedim droge,vjedhje dhe shpërdorim detyre.
"Arrestohet në flagrancë ishtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iugjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ellojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e PolicisëNr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur nëkërkim për veprat penale "Vjedhja" dhe "Dëmtime të tjera medashje".
Nga specialistët për Hetimin e Krimitnë Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H.,37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën tëkultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve uprocedua penalisht për veprën penale "Shpërdorim i detyrës",kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprënpenale "Armëmbajtja pa leje", shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatëkontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materialenjë armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër. Specialistët e Qarkullimit Rrugorbënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç,pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur." - njofton policia.
Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.