"BOOM" zbulon skandalin me listat e votuesve: Qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga QV pa dijeninë e tyre
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora denoncoi mbrëmjen e kësaj të hene, 28 shtator, skandalin që po ndodh në vend pikërisht në kohën që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.
Qytetarët e Tiranës po zhvendosen pa dijeninë e tyre në Njesi të tjera Administrative.

"Në datë 01.08.2020 rezultonte që ne banonim në Tiranë por me datë 19.09.2020 supozohej që ne të banonim në Vlorë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë kërkesa jonë."

"Jam banor i njësisë numër 9 që nga 1991. U futa te e-Albania duke kërkuar adresën time kur shikoj që më kanë kaluar në njësinë 11, në Laprakë."

"Kam 15 vjet që jam i regjistruar këtu te njësia 7 në Tiranë dhe shkova të marr një certifikatë për djalin dhe më thanë nuk jeton këtu, je në Kashar."

Edhe pse ligji në këtë rast është i qartë, se asnjë qytetar nuk mund të transferohet në një Njësi tjetër pa dijeninë dhe vullnetin e tij, në ballafaqim me punonjëset e Njësive Administrative qytetarët ndeshen me arrogancë.

Punonjësja e njësisë numër 7Tiranë: Tije në Kashar.
Qytetari: Kush më ka çuar në Kasharmua, kam 15 vjet këtu.
Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Unë paguhem të të sqaroj dhe ti duhet të bindesh, jo unë të flas...Nuk harxhoj frymën me ty se je i pabindur.


Zhvendosjet e banorëve nuk janë të rastësishme. Qytetarët me bindje të djathta largohen nga Njësite ku banojnë prej vitesh.
"Unëdhe familja ime jemi me bindje të djathta."
"Jami djathtë."
"Bindjaime ka qenë gjithmonë e djathtë dhe do të jetë gjithmonë e djathtë."
Dhjetra denoncime kanë mbërritur nëredaksinë e emisionit "BOOM" për zhvendosjen që po i bëhetvotuesve.
Në ditet në vijim, emisioni "BOOM" do të sjellë të tjera fakte dhe dëshmi.
