Shqipëria e Kosova, fond të përbashkët për shqiptarët e Preshevës

Kosovavendosi të themelojë një zyrë të posaçme për Luginën e Preshevës. Sipaskryeministrit Hoti përmes saj do të mbrohen dhe nxiten të drejtat e shqiptarevenë fushën e arsimit. Gjithashtu në bashkëpunim me Shqipërinë do të ngrihet njëfond i posaçëm për Luginën. Kjo është pjesë e 15 marrëveshjeve që dy qeveritëshqiptare do të diskutojnë në takimin e tyre të 2 tetorit në Shkodër.

Shqipëria dheKosova do të krijojë një fond të përbashkët për mbështetjen e shqiptarëve tëLuginës së Preshevës.

Kjo është njëprej 15 marrëveshjeve që dy qeveritë shqiptare do të diskutojnë në takimin etyre të përbashkët më 2 tetor në Shkodër.

Qeveria eKosovës votoi të hënën gjithashtu themelimin e zyrës për Luginën e Preshevës,përmes së cilës do të mbrohen dhe nxiten të drejtat e shqiptareve atje nëfushën e arsimit dhe fusha të tjera.

KryeministriAvdullah Hoti tha se në ditët në vijim do të takojë edhe përfaqësuesit eLuginës.

 “Në mbështetje të shkollave, furnizimit melibra, me materiale të ndryshme mësimore, mbështetje në aktivitetet kulturore,në promovimin dhe ruajtjen e kulturës në atë pjesë, në mbështetje që do tëjapim në punim, duke nxitur bashkëpunimin në mes odave ekonomike, në mesbizneseve dhe duke promovuar drejtpërdrejtë punësimin, përtej kësaj, në kuadërtë marrëveshjeve që do të nënshkruajmë më Shqipërinë do të jetë edhe krijimi ifondit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetje tëshqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Hoti.

Mbledhja e dyqeverive shqiptare pritet të zhvillohet të premten në Shkodër, ku pritet tënënshkruhen 15 marrëveshje.

Ndër të tjera dykryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandonqë Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeveqë do arrihen në mes dy vendeve.