Transporti në trysninë e Covid, në tetëmujorin e parë 1.3 milionë udhëtarë më pak se viti i kaluar
Pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese, sektori i transportit ndodhet ende përballë krizës. Në gusht shënohet një rënie me 77 përqind e pasagjerëve përmes detit, dhe me 51 për qind e mallrave përmes hekurudhës.
Transporti ka vijuar të jetë nën trysninë epandemisë së koronavirusit edhe përgjatë muajit gusht.
Sipas të dhënave të INSTAT në këtë periudhë kanjë tkurrje prej më shumë se 216 mijë udhëtarësh, krahasuar me gushtin e vitittë shkuar.
Në tetëmujor situata është akoma më dramatikepasi rezulton një reduktim në masën 58.8% në këtë sektor ose ndryshe 1.3 milionëmë pak udhëtarë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Transporti detar ka shënuar rënien më të madheme 77% dhe ai hekurudhor me 70.5% më pakpasagjerë se tetëmujori i vitit 2019.
Referuar të dhënave të INSTAT, edhe volumi i mallraveka shënuar rënie por me të lehtë se e udhëtarëve.
Në gusht rezulton se transporti detar ka qenëmë i preferuar, me 318 mijë tonë duke u ulur me 16.4%.
Rënia më e lartë është regjistruar nëhekurudha me një përgjysmim të volumit.
Në tetëmujorin e parë të vitit, vlera emallrave të tregtuara arriti në 545.5 miliardë lekë dhe gjysma e tyre utransportua përmes detit.
I vetmi sinjal pozitiv është rritja eeksportit me 3.9% krahasuar me gushtin e vitit të shkuar.