Meta: Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa, duhet plan konkret për turizmin

Presidenti Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtaretë Turizmit i është rikthyer sërish çështjes së mjedisit.

Meta u shpreh se Shqipëria ka një potencial tëjashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar.

Meta shtoi se turizmi nuk janë vetëm hotelet eluksit dhe resortet me 5 yje.

"Ebekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popullmikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial tëjashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluardhe të fjetur. Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare efamiljare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton mëshumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore tëmrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.

Turizminuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje! Turizëm në radhë të parëjanë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, qëduhet të mbështeten nga shteti. Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore,janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe saduhet. Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritënatyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare,keqshfrytëzohen nga koncensionarë."

Meta theksoi se këtij sektori i duhet dhënë njëfrymëmarrje ekonomike për të rikthyer shpresën për zhvillim.

"Ndajsot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbidomosdoshmërinë për t'i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë,nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edheshpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhetë ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti. Shqipëria nuk mund tëketë diell për disa! Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët!"