Padia ndaj Ademit, sponsori i Vllaznisë: Loja politike e iniciuar nga këshilli tremb investitorët

Pas padisë ndaj Voltana Ademit nga Këshillibashkiak i Shkodrës, reagon sponsori Vllaznisë, Alban Xhaferri.

Ai shkruan se loja politike e iniciuar ngakëshilli nuk e prek thelbin, por krijon një gjendje paniku tek çdo investitor,sponsor apo partner që do ta ndihmoje me zemër Vllazninë.

Ai shton se zgjidhja e vetme për sukses të qëndrueshëmështë kalimi i shumicës së aksioneve tek investitori serioz dhe korrekt.

Xhaferri: Këshilli Bashkiak apo Kryetariae Bashkisë, asambleja e Vllaznisë së futbollit?! Loja politike e iniciuar ngakëshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon një gjendje paniku tek çdoinvestitor, sponsor apo partner qe do ta ndihmoje me zemër Vllazninë. Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshëm në planin sportiv,administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumicës së aksioneve tekinvestitor serioz dhe korrekt.

Kyproces duhet te nisë menjëherë sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligësme aksioner 100% Bashkinë. Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe kysezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha.