Vlorë, kultivonin kanabis në banesë, prangosen 2 persona
Finalizohet operacioni i koduar"Selenica" gjatë të cilit janë evidentuar dhe goditur dy raste tëkultivimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë narkotikecannabis sativa dhe janë vënë në pranga 2 shtetas.
"Nëkuadër të operacionit "Selenica", si rezultat i kontrollit masiv tëterritorit në zbatim të Planit Operacional për mbajtjen e situatës kriminalenën kontroll, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative ështëushtuar kontroll në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, banues në fshatinAmonicë, Selenicë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet ePolicisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike e dyshuarcannabis sativa." - njofton policia.
Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi Z. H.,48 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në territorin përrethbanesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotikecannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, përveprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në ngarkim tështetasit L. B. dhe për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike",në ngarkim të shtetasit Z. H.