Covid-19, Manastirliu thirrje prindërve në Tiranë: Shmangni fluskin në QSUT
Vendi ndodhet përballë një situate aspak të qetë tëCOVID-19, me shifra të larta të rasteve të reja dhe viktimave.
Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërëthirrje të gjithë prindërve në Tiranë, që në këtë periudhë të vështirë tëepidemisë, të shmangin fluksin në QSUT.
Sipas ministres Manastirliu, prindërit mund tëdrejtohen pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrikegarantohet 24 orë në 7 ditë të javës.
Postimi i Manastirliut në Facebook
Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës në këto qendra shëndetësore.
Qendra shëndetësore nr. 6, Kombinat
Qendra shëndetësore nr. 7, Laprakë
Qendra shëndetësore nr. 8, pranë sheshit Wilson
Qendra shëndetësore nr. 10, pranë Oxhakut