Shpërthen Balliu: Rama e ktheu qytetin e Lasgushit në qytet kallashi, do ta shpartallojmë me 25 prill

Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Pogradecdhe Elbasan, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu lëshoi akuza tëforta ndaj qeverisë së Edi Ramës për rritjen e kriminalitetit në vend.

Ai paralajmëroi fundin e tij politik, dukedeklaruar se opozita do ta shpartallojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Balliu: Kjo qeveri ka vetëm një interes, të vjedhë qytetarët për të blerëvotat që të mbajë pushtetin e vjedhur që ka sot. Ky njeri e ktheu qytetin eLasgushit në qytet të kallashit, vetëm ky e ka bërë. Shikoni çi ka bërëElbasanit, e ktheu qytetin e Kristoforidhit në qytet të tmerrit, në qytet tëbandave. Ky e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, edhe Kolumbia ka qenë mëmirë se ne. Këtu po sulmohen të gjithë qytetarët shqiptarë, mjafton të shohëshvarfërinë ekstreme që ka pllakosur.Duhet ta zhdukim njëherë e mirë dhe e kemi mundësinëme 25 prill, do ti shpartallojmë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk do të gjejnëvrimë ku të futen. Ka burg për ata pushtetarë të korruptuar dhe inkriminuar qëkanë vjedhur qytetarët shqiptarë, që kanë vjedhur shtetin shqiptar.

Deklaratat Balliu i bëri para GjykatësPenale pas gjyqit të radhës për banorët e Unazës së Re.

Ata i bënë thirrje Presidentit dhe Avokates së Popullittë dërgojnë ekspertë, sepse në trojet që po u rrëmbehen janë parashikuar tëndërtohen pallate.

Vetë Balliu kërkoi që të gjitha procedimet penale përbanorët e Unazës të bashkohen në një dhe të bëhet një proces gjyqësor i mirëfilltë.

Balliu: Ka një plan meskin për të marrë zvarrë të gjithëbanorët e Unazës, pas gazit edhe ekonomikisht. Këtu janë me qindra procedimepenale dhe ka një prokurori të tërë ë po merret vetëm me banorët e Unazës sëRe. Ne kërkojmë që çështjet e Unazës për protestën e Unazës të bashkohen tëgjitha së bashku  dhe të bëhet një gjyq imirëfilltë. Mesatarisht çdo ditë të javës një banor i Unazës është këtu dhepresioni vazhdon çdo ditë. Si ka mundësi që një shtet shpërdoron paratë eqytetarëve në këtë mënyrë? Banorët e Unazës kanë pasur një akuzë thermelore përprojektin e Uanzës së Re, që këtu nuk ka propjekt rruge por projekt pallatesh. Dhevemja e bashkisë, lavatriçja më e madhe në Europë e parave të drogës, ErionVeliaj, deklaronte se nuk ka projekt për pallate.