Fundjava me shi e stuhi, shkresa drejtuar prefekturave: Merrni masa, priten përmbytje
Meteorologët paralajmërojnë një fundjavë mestuhi dhe reshje shiu të cilat në veriperëndim dhe jug të vendit mund tëshkaktojnë edhe përmbytje.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)në zbatim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” dhe Planit Kombëtar të EmergjencaveCivile u ka bërë shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend që të marrin masa tëmenjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale
Prefekturave që u është dërguar shkresajanë Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora,Gjirokastra
Zonat që rrezikojnë të preken më shumëShkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja” thuhet në njoftimin e sotëm tëMinistrisë së Mbrojtjes.
Kjo ministri kërkon të vlerësohen zonat më tërrezikuara nga përmbytja si dhe u kërkon të merren masa për popullsinë
Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhenshkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Kaloni nëgatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Vlerësoni zonat më tërrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë përrrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje” nënvizonAKMC
Gjithashtu kërkohet që pushteti vendor tëpërcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku
Po kështu u kërkohet që Forcave të Armatosuradhe Policisë Shtetit të jenë në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara përrastet e emergjencave