Jo panik nga tërmetet, ekspertët: Dukuri normale, Shqipëria zonë sizmike

Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve tëfundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve.Ekspertët shprehen se vendi ynë klasifikohet tek zonat me aktivitet sizmik tëkonsiderueshëm, ndaj edhe fenomene të tilla mund të konsiderohen normale.

Profesori Llambro Duni, për ''RTV Ora'', sqaron selëkundjet e njëpasnjëshme në vendin tonë nisen mëngjesin e së enjtes dhe kanëvazhduar për gjatëgjithë asaj dite. Por, ai thotë gjithashtu se kjo është një vatër e re dhe nukka lidhje më atë të 26 nentorit.

''Seria e re e ngjarjeve sizmike ka filluar dje në mëngjes në orën 01:25 me një tërmet të madhësisë 4.5, në veri të Cërrikut. Është pasuar nga dy ngjarje të tjera më të vogla, dhe dje në mbërmje ka pasur një ngjarje tjetër të madhësisë 4.2 e cila është pasuar me disa lëkundje më të vogla. Tërmetet e djeshme nuk kanë lidhje me vatrën e  ekspozuar në nëntor të vitit të kaluar, por është një vatër e re.''

Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, sizmiologëtkërkojnë prej tyre të jenë të qetë.

Nderkohë, nga ana e Institutit të Sizmiologjisë, nëmënyrë të vazhdueshme bëhen kontrolle në stacionet sizmiologjike të vendit.

''Ne bëjmë kontrolle rutinë në stacionet tona, me qëllim që ato të jenë në gjendje pune. Kjo po ndodh aktualisht, monitorojmë çdo ngjarje që ndodh.''

Edhe njëherë, specialisti përsërit se tërmetet janë tëpaparashikueshëm. Ndërkohë, lidhur me aplikacionet, profesor Duni shprehet seqytetarët nuk duhet të panikosen. Ai këshillon gjithashtu që për bazë të merreninformacionet e institucioneve zyrtare.