Opozita parlamentare tërhiqet nga hapja e listave 100%

Opozita parlamentare është tërhequr nga hapja e listave 100%, pasi në draftin e tyre të depozituar të enjten në Kuvend ju le hapësirë kryetarëve të partisë që ta mbyllin listën deri në 1/3.

Për këtë nismë, propozuesit e Grupit Demokratgjejnë strehë tek Kushtetuta, pavarësisht se kjo ka qenë beteja e tyre përnisjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

''Unë nuk marr përsipër të frenoj cilindo nga subjektet politike që mendon të garojë te shqiptarët me listë të mbyllur 1/3.''

Nismëtarët e dinë që votuesit janë të lidhurme emrin e kryetarit të partisë dhe për këtë arsye, drafti i opozitës i lejonata që të kandidojnë në disa zona zgjedhore.

''Një kryetar partie për të maksimalizuar votat e subjektit të tij politik, të jetë i lirë që të jetë në listë të hapur në disa qarqe.''

Grupi Demokrat ka propozuar prag kombëtar prej1%, edhe pse disa nga deputetët e pakicës në parlament mendojnë që nuk është inevojshëm.

''Pragu elektrotal të identifikojë me 1 mandat të plotë në qark. Përkon në 90% të rasteve me 1% të asaj që kam propozuar unë. Gjithsesi unë mund të tërhiqem gjatë kohës që do të diskutohet.''

Murrizi dhe Lita edhe pse janë zhgënjyer ngaPS pas 30 korrikut, sërish i kërkojnë të reflektojnë në rast të kundërtparalajmërojnë edhe bojkot në Parlament.

Myslim Murrizi ka depozituar në Gjykatë regjistrimin e partisë së tij me të cilën do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

''Partia është e depozituar, 4608 firma në gjykatë. E para parti që do jetë e hapur 100%, do jetë partia L137vizja Demorkatike Shqiptare.''

Edhe pse nuk jep emra të përveçëm, MyslimMurrizi thotë që është në kontakt edhe me ish-zyrtarë të lartë të PD.

''Jam në kontakt përditë, me ish-deputetë, me ish-kryetarë partie, ish-demokratë, ish-studentë të dhjetorit '90.''

Ndërsa paralajmërojnë PS se nëse nuk merrparasysh propozimet e tyre atëherë deputetët e opozitës mund të bojkotojnë edheParlamentin.

Edhe bojkoti është një opsion, nëse PSmarroset nga arroganca e pushtetit, do të goditet nga shpejt nga GjykataKushtetuese.