Bixha: Rruga e "Durrësit" nuk të çon më në Durrës, kaos me trafikun, Veliaj bën eksperimente
Eriona Bixha sekretareorganizative e LSI-së, e ftuar në Ora News, u shpreh se transformimi i rrugës së"Durrësit" nga Veliaj, rëndon trafikun në Tiranë.
Bixha tha se në njëvëzhgim të bërë për një orë, aty kaluan qindra makina, por shumë pak biçikleta.
Bixha: Si ish-këshilltare në bashkinë e Tiranës ndjekim me përpikmëri shqetësimetqë na adresojnë qytetarët e kryeqytetit. Erion Veliaj e ka transformuar këtërrugë. Sot kjo rrugë do ta rëndojë edhe më shumë trafikun në Tiranë. Ne kemi vëzhguarkëtë rrugën. Ne vumë rë që për një orë kaluan qindra makina, por shumë pak biçikleta.Kjo lloj paralize që i është bërë kësaj rruge, e ka vështirësuar shumë qarkulliminnë Tiranë. Me situatën e re që është krijuar, rruga "Mina Peza" ështëbllokuar.
Për Bixhën,bizneset që ndodhen në rrugën e "Durrësit", po u ngushtohet frymëmarrja,përllogari të oligarkëve.
Bixha: Të gjitha bizneset që ndodheshin në rrugën e "Durrësit", po ungushtohet frymëmarrja, ku del qartazi se ai po u merr frymën për llogari tëoligarkëve. Eksperimenti i Veliaj në rrugën e "Durrësit" nuk ka sjellëasgjë të mirë. Shumë banorë nuk ishin fare në dijeni se një ndërhyrje e tillëdo të bëhet. Ata mund të kishin marrë masa për organizuar biznesin e tyre. Veliajnuk mund të bëjë eksperimente të tilla me banorët e Tiranës.
Bixha shtoi se rrugae "Durrësit" nuk të çon më në Durrës dhe madje tha se mund t'indryshohet edhe emri.
Bixha: Rruga e "Durrësit" nuk të çon më në Durrës. Presim që t'i ndryshohetedhe emri. Edhe rrugë të tjera, që të nxjerrin në Zogun e Zi apo në bulevard,janë shumë të ngarkuara sepse nuk janë projektuar që të mbajnë atë lloj ngarkese.Korsive të biçikletave mund të jepej hapësira e duhur, jo të marrin një hapësirëtë madhe që nuk përdoret.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A. Kurti