Ndryshimet në kodin zgjedhor, draftet e PS dhe opozitës parlamentare të hënën te Ligjet

Komisioni i Ligjeve shqyrton të hënën në orën11:00 amendamentet për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Opozita parlamentare është tërhequr nga hapjae listave 100%, pasi në draftin e tyre të depozituar të enjten në Kuvend ju lehapësirë kryetarëve të partisë që ta mbyllin listën deri në 1/3. Për këtë nismë,propozuesit e Grupit Demokrat gjejnë strehë tek Kushtetuta, pavarësisht se kjoka qenë beteja e tyre për nisjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Ndërkohë drafti i Partisë Socialiste parashikon hapjen e listave 100%,por sipas formulës së PS, renditja e kandidatëve te vendosur ne fletë votiminga cdo forcë politike, ndryshon vëtëm nëse kandidati ka marrë një numër votashparapelqyese më të madh sesa mesatarja e partisë qe del nga pjestimi inumrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti.

Konkretisht ky eshte nje kusht qe minimizon efektin e votave parapelqyese tipike te listave te hapura dhe qe ka shkaktuar edhe reagime teashpra nga ana e opozitës, sipas te cilës de fakto me ketë sistem, PS nuk i hapfare listat. 

Sipas draftit te PS çdo forcë politike paraqitet në KQZ 50 dite parazgjiedhjeve me nje lista ë shumeemerore me emrat e kandidateve te renditura ngapartia.  Pra kryetaret e partise vendosin ne pjesën e pare te listëskandidatet e favorizuar per fitore.

Per ta ndryshuar këtë renditje duhte qe nje kandidat i renditur ne pjesëne poshteme te listës, të marrë me shume vota parapelqyese  se samesatarja e partise: kjo mesatare llogaritet duke ndarë numrin total të votavete marra nga nje forca politike në nië zona zgjiedhore me numrin e mandateve tefituar pra nga ajo forcë politike.

Pra shpërndarja e mandateve do të bëhet duke pasurparasysh 3 elementë; së pari, renditjen e kandidatëve në listën e dorëzuarparaprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese tësecilit kandidat dhe, e treta,  mesatarja e partise sipas cdozone zgjedhore.

Pragu minimal parashikuar nga drafti i PS është 3% evotës së vlefshme në shkallë vendi, dhe 3% është identike si per nje koalicionsi per nje një parti politike që konkurron e vetme në zgjedhje. Edhe ky prag ukritkua nga opozita, pse pretendohet qe ne ketë menyre do dalin nga skenashumica e forcave politike me te vogla qe asnjehere nuk mund ta kapin pragun e 3%

Deri në fund të shtatorit komisioni i posaçem parlamentar për reformenzgjedhore do të reflektoje mbi ndryshimet kushtetuese, teksa në keshillinpolitik ende nuk është arritur dakordesia për formulen e hapjes se listave.

Si mazhoranca dhe opozita parlamentit kane dëpozituar nga një draft përhapjen e listave.

Mazhoranca i ka lënë si afat opozites jashtë parlamentit për tëreflektuar për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral deri me 30shtator.

Përfaqësuesi socialist në këshillin politik, Damian Gjiknuri paralajmëroise nuk do të presë pafund partinë demokratike pasi procesi nuk mund të mbetetpeng pak muaj para zgjedhjeve të pergjithshme të 25 prillit.