Meta përshëndet Ramën nga Vjosa: Korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!
Kreu i Shtetit i është përgjigjur nga Vjosa ironisë së Ramës për ndërtimet e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Në një postim në facebook, Ilir Meta shkruan se njëtrashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial tëmadh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet tatjetërsojë dot!
"Me ekipin e paparë të çunave të"Vjosa Rafting Albania" dhe "Vjosa Explorer".E duam Vjosëndhe do ta mbrojmë!Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi tëjashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhemarrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!" shkruan Meta në facebook.
Kryeministri Edi Rama duke iu kundërpërgjigjur presidentit Ilir Metalidhur thirrjen e këtij të fundit për të reflektuar dhe të tërhiqet ngandërtimi i HEC-eve në Vjosë, tha se kur ishte në qeveri me Berishën nuk mbrojtiValbonën ndërsa sot ngre zërin për mbrojtjen e Vjosës.
"Jam dakord me IlirMetën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur takishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë sëSaliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk dotë ndërtohen!”