Meta i përgjigjet Ramës për Vjosën: Arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do e tjerësojë dot

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!”.

Ky ka qenë mesazhi i presidentit Ilir Meta nga lumi Vjosa.

Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit EdiRama, kreu i shtetit theksoi se Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtareme rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që sipas tijarroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Me ekipin e paparë të çunave të "Vjosa Rafting Albania" dhe "Vjosa Explorer". E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!

Më herët, kryeministri Rama thumboi Metën duke thënë se kur ishte në qeveri me Berishën nuk mbrojti Valbonën ndërsa sot ngre zërin për mbrojtjen e Vjosës.