Neritan Liçaj ndërpret gazetarin: Ça zoti Veliaj mo? Lali mo, lali katunari i pa shkollë

Neritan Liçaj, aktori i mirënjohur shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin “Kafsho” në RTV Ora përballë gazetarit Ronaldo Sharka dhe chef Titi.
Në linjën e bisedës për kryetarin e Bashkisë Tiranë, pasi Liçaj e quajti atë zuskë histerike, Sharka kaloi në publicitet për shkak të kohës televizive, dhe kur u rikthye në studio bëri një rezyme të situatës së bisedës, duke sjellë në vemendje fjalët “zuskë histerike”, kundrejt Veliajt, të cilit gazetari Sharka iu drejtua me termin “Zoti Veliaj”, ku i menjëhershëm dhe i papritur ishte reagimi i aktori Liçaj:
“Ça zoti Veliaj, lali mo lali. Kto kanë një problem shumë të madh me propagandën. Nëse do isha unë, është një Fuga Fuga…. unë atë do e përjashtoja nga puna për paaftësi të teprume. Kryetari i Bashkisë, qyteti më të madh në Shqipëri, ka për kryebashkiak një “lali”. Ç’është mo ky katunar lali, lali që vjen nga plashtari që është pa shkollë. Po shkatërron qytetin tim, e filloi Turi i Surrelit dhe po e përfundon ky”, u shpreh Liçaj për Veliajn, ndiqni intervistën e plotë: